Klubi "Trojet" organizon tribunë politike me rastin e 1dhe 2 marsit në Luginë
"Ju informojmë se për nder të shënimit të 24 vjetorit të Referendumit gjithë popullor të mbajtur më datën 1 dhe 2 mars të vitit 1992,do të organizohet një Tribunë politike në sallën e komunës së Fushë Kosovës më datën 28 Shkurt 2016 duke filluar nga ora 12:00" , thuhet në njoftimin e Klubit "Trojet" që vepron në Kosovë.Sipas njoftimit ë takim do të ftohen subjektet politike dhe organizatat joqeveritare në Kosovë dhe nga Medvegja,Bujanoci dhe Presheva gjithashtu edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl MINXHOZI.
Ky organizim do të bëhet nën patronatin e Klubit të Vendlindjes ,,TROJET’’, që vepron në Kosovë që nga viti 1991dhe që tani shënon vitin jubilar një çerek shekulli të punës dhe veprimtarisë që nga themelimi./Titulli.com/